Kalo te përmbajtja
njohurITe
Apliko

6 javë · 2 sesione live × 90 min në javë

Kurrikula javë pas jave.

Një Course App, 12 sesione praktike dhe një deployment publik, nën udhëheqjen live të një DevOps Engineer aktiv.

Nga lab-i lokal te deployment-i live.

Java 1 DevOps & Lab-i Lokal

Sesioni 1

Çfarë bën realisht DevOps

Njihesh me Course App-in, ndjek rrugën e tij nga kodi te shërbimi dhe skicon arkitekturën që do të ndërtosh.

  • DevOps
  • Course App
  • Portfolio

Sesioni 2

Lab-i yt Ubuntu dhe ekzekutimi i parë i app-it

Ekzekuton app-in manualisht në Ubuntu. Përdor shell, SSH, porte, environment variables, health checks dhe logs para automatizimit.

  • Ubuntu
  • SSH
  • Logs
Java 2 Docker & Compose

Sesioni 3

Docker: paketo app-in

Shkruan Dockerfile-in, ndërton dhe emërton image-in, pastaj ekzekuton app-in si container të përsëritshëm.

  • Docker
  • Dockerfile
  • Images

Sesioni 4

Docker Compose me databazë

Lidh app-in me PostgreSQL përmes Compose, pastaj shton rrjetin dhe ruajtjen persistente.

  • Docker Compose
  • PostgreSQL
  • Volumes
Java 3 CI, Cilësi & Siguri

Sesioni 5

GitHub Actions: test & build

Krijon një workflow në GitHub Actions që teston dhe ndërton në çdo push. Lexon logs dhe rregullon një build të dështuar.

  • GitHub Actions
  • CI
  • Pipeline

Sesioni 6

Skano & siguro: SonarQube Cloud + Trivy

Shton SonarQube Cloud dhe Trivy si quality gates. Shkakton një finding real, lexon raportin dhe rregullon build-in.

  • SonarQube Cloud
  • Trivy
  • DevSecOps
Java 4 Infrastrukturë reale

Sesioni 7

Terraform: infrastrukturë reale si kod

Krijon server, firewall dhe çelës SSH me Terraform në cloud-in e ofruar nga kursi, pa kartë. Kontrollon plan-in, e fshin dhe e rindërton nga kodi.

  • Terraform
  • plan / apply
  • State

Sesioni 8

Deployment-i i parë publik

Deploy-on image-in e skanuar me Docker Compose, shton HTTPS dhe hap app-in live nga telefoni.

  • Docker Compose
  • GHCR
  • HTTPS
Java 5 CI/CD & Operacione

Sesioni 9

CI/CD te serveri yt cloud

Deploy-on nga GitHub Actions vetëm pas testeve, skanimeve dhe merge në main. Diagnostikon një release të dështuar nga logs.

  • GitHub Actions
  • SSH Deploy
  • Secrets

Sesioni 10

Logs, incidente dhe bazat e besueshmërisë

Gjen dhe rregullon tre defekte të futura qëllimisht me logs, curl dhe service checks. Bën backup të PostgreSQL me pg_dump.

  • docker logs
  • journalctl
  • pg_dump
Java 6 Portofol & Demo

Sesioni 11

Punëtoria e portofolit

E kthen projektin në dëshmi: README teknik, diagram arkitekture, shpjegim të CI/CD dhe shënime troubleshooting-u.

  • README
  • Diagram
  • Portfolio

Sesioni 12

Demo finale dhe hapat e radhës

Prezanton app-in nga fillimi në fund, planifikon zhvendosjen nga serveri i kursit dhe del me një roadmap drejt Kubernetes.

  • Live demo
  • CV
  • Kubernetes roadmap

përfitime pas përfundimit

Përfundo programin, dil gati për aplikime.

Përfundo të 12 sesionet dhe projektin tënd e kthejmë në aplikime pune: CV, letër motivimi dhe profil GitHub — të përfshira në program, pa kosto shtesë.

01

Rafinimi i CV-së

E ripunojmë CV-në tënde rreth pipeline-it, infrastrukturës dhe deployment-it live që ndërtove — e shprehur ashtu siç e lexojnë realisht menaxherët e punësimit në DevOps.

02

Letra e motivimit

Rishikim i strukturuar i letrës sate të motivimit për aplikime junior në DevOps, cloud dhe SRE — çfarë të pohosh, çfarë të provosh, çfarë të heqësh.

03

Rishikimi i portofolit në GitHub

Një kalim mbi repo-n dhe README-në tënde, që rekrutuesit të shohin një projekt real: strukturë e pastër, diagram arkitekture dhe një shpjegim i qartë i CI/CD-së.

Bashkohu me grupin e radhës.

Fillo me Sesionin Zbulues falas 60-minutësh, live, praktik dhe pa detyrim.